Nga librat e autorëve shqiptarë, Grida ka veçuar “Rrno për me tregue” të At Zef Pllumit.
Sigurisht, nuk është rastësisht një politikane e djathtë. Idetë e saj përputhen me ato të Ayn Rand, një nga mbështetëset më të flakta të individualizmit dhe kapitalizmit perëndimor. Grida ka veçuar librin “Revolta e Atlasit” si një nga më të rëndësishmit në leximet e saj.
E ka mbyllur me një tjetër libër pak biografik dhe shumë psikologjik, por nuk është as ky, si asnjë nga ata më sipër, literaturë shkencore. “Kur qau Niçja”, libri i parë i një vargu botimesh të Irivn Yalom, është libri i pestë që ka veçuar Grida duke qenë që ai zbulon disa anë personale të një prej filozofëve më të njohur.Nga kjo moshë, ajo ka kujtuar “Pa fëmijëri”, i cili nuk gjendet më dhe më pas “Aventurat e Çipolinos” të Xhani Rodarit. “Janë disa libra që të tërheqin shumë nga kopertina dhe ti afeksionohesh me atë sa po t’i shohësh me një kopertinë tjetër, nuk të duket më i njëjti libër”, kujton ajo sesi i është ngulur në mendje ai libër për fëmijë.
Më pas ka përmendur dobësinë për autorin Stefan Cvajg dhe ka veçuar librin e tij “Bota e djeshme”. “Më pëlqen çdo gjë nga ky autor dhe mezi e prita një libër që fliste për jetën e tij”, ka thënë ajo.