Ervin Salianjihttps://deputetim.al/2017/08/07/ervin-salianji/, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë!

Ervin Salianji ka lindur në Korçë, studimet i ka kryer në Tiranë për Drejtësi, mbas mbarimit të studimeve ka qënë pedagog dhe Avokat i Qytetit nëBashkinë e Tiranës!

Salianji i është bashkuar Partisë Demokratike në opozitë duke u zgjedhur koordinator për çështjet ligjore dhe denocimet menjehere pasi PDSh kishte dalë në opozitë në vitin 2013! Më pas u zgjodh Drejtues i Departamentit të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe anëtar i kryesisë së PDSh!

Në vitin 2016 zgjidhet sekretar për aksionin qytetar, funskion me shumë altivitet dhe me ritem të lartë në denoncime dhe organizime të protestave të opozitës.

Në vitin 2017 zgjidhet deputet në Qarkun e Korçës ku PDSh merr rezultatin më të mirë në rang kombëtar! Zgjidhet sekretar i Grupit Parlamentar dhe jep dorëheqjen në vitin 2019 pas përplasjeve me ish kryetarin e PDSh Lulzim Basha!

Në zgjedhjet e 2021 Salianji rizgjidhet deputet i Qarkut Korçë, deputeti më i votuar i opozitës në Korcë dhe në qarqet e Jugut! Partia Demokratike merr rezultatin më të mirë historik në Bashkinë Korçë!

Në zgjedhjet e 14 Majit Salianji ishte drejtues politik në Kavajë ku bashkia ju rikthye demokratëve dhe ishte bashkia më e madhe e fituar nga opozita!

Aktualisht është nënkryetar i Grupit Parlamentar të PDSh dhe një prej zërave më të fortë dhe me ndikim publik të opozitës!